Ekip
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
XHAKARTË (AA) - Si pasojë e përplasjes së një treni me një minibus në kryeqytetin e Indonezisë, në Xhakarta humbin jetën 16 persona dhe plagosen 8 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet e policisë në një deklaratë në lidhje me aksidentin e ndodhur në rajonin Angke në Xhakarta kanë theksuar se minibusi pavarësisht sinjaleve për të dhënë përparësi kalimit të trenit nuk ka ndalur dhe pasi treni e ka përplasur ai është tërhequr zvarrë përafërsisht 200 metra.
Ndër të tjera theksohet se nga 24 perona që ndodheshin në minibus 16 prej tyre kanë humbur jetën në vend, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur të cilët më pas janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.
Ndërsa në një deklaratë nga Shërbimet Hekurudhore të Indonezisë theksohet se në trenin e mallrave i cili ishte duka lëvizur nga Xhakarta për në Bogor nuk ka patur të vdekur apo të plagosur.