Fatih Gürbüz,Kadir Yıldız,Metin Girgin
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
KOCAELI (AA) – Në ndeshjen zinxhirore në një autostradë të Turqisë nga drejtimi i qytetit Kocaeli drejt Stambollit, sipas të dhënave të para një person e ka humbur jetën, ndërsa më shumë se 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA-së në këtë aksident trafiku zinxhiror janë përfshirë më shumë se dhjetë automjete. Në vendin e ngjarjes ndodhen automjete të ndihmës së shpejtë e cila transporton personat e plagosur në spitalet e afërta.
Autostrada është mbyllur për trafik gjë e cila ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve.
Hulusi Sahin, përfaqësuesi i autoriteteve lokale në lokacionin Dilovasi, në provincën Kocaeli ku ndodhi fatkeqësia, tha se në këtë aksident zinxhiror kanë marrë pjesë më shumë se dhjetë automjete.
“Një automjet është përplasur me një kamion. Nga ana tjetër një autobus goditi një taksi-veturë. Si pasojë, një person e ka humbur jetën, ndërsa ka persona me edhe me lëndime të rëndë. Sipas të dhënave preliminare, 19 udhëtarë në autobus janë plagosur. Numri i të plagosurve dhe i vdekjeve mund të rritet", tha Sahin.