Zehra Ulucak
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
SAO PAOLO (AA) - Si pasojë e përmbysjes së një autobusi në jug të Brazilit, humbën jetën 16 persona, ndërsa 30 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Ekipet e zjarrëfikësve thuhet se në aksidentin e autobusit që ndodhi në afërsi të qytetit Mogi das Cruzes, 60 kilometra në lindje të Sao Paolos 15 persona kanë humbur jetën në vendin e fatkeqësisë ndërsa një person ka vdekur derisa po dërgohej në spital.
Ekipet thonë se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit nga shkaqe ende të panjohura.
Thuhet se 30 persona të plagosur në aksidentin rrugor janë dërguar në spital.
Sipas informacioneve shumica e pasagjerëve në autobus janë studentë universitarë.