Sinan Polat
14 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Ambasadori i SHBA-së në Ankara, John Bass, dhe ai i Rusisë, Andrey Karlov, janë thërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe janë informuar për pikëpamjet e Turqisë ndaj krahut të armatosur të organizatës terroriste PKK në Siri, PYD, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike thuhet se ditën e djeshme Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Rusisë janë thirrur në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ndërkohë që Ambasadori i SHBA-së është takuar më Ministrin e Punëve të Jashtme i Turqisë, Feridun Sinirlioğlu, ai rus është takuar me zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.
Thuhet se në takime janë diskutuar probleme në lidhje me rajonin si dhe çështja e PYD.
Nga ana tjetër Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu në një deklaratë kishte thënë se mes organizatës terroriste PKK dhe PYD ka një lidhje të hapur dhe se në rast të ndonjë kërcënimi, Turqia do të marrë të gjitha hapat e nevojshme. Davutoğlu në deklaratën e tij gjithashtu kishte pohuar se në rast të ndonjë sulmi të PYD ndaj Turqisë, kjo e fundit të ndërmarrë një operacion kundër tyre.
PYD e përdori keq kredibilitetin e dhënë nga Turqia në kohën e krizës së Kobanit tha Davutoğlu dhe më tej vazhdon duke thënë se njohja e tyre kundër DAESH si një aktor është e pa pranueshme.