Mehtap Yılmaz,Necip Fazil Celik
14 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik, pas sulmit terrorist para stacionit të trenit në Ankara, ku mbetën të vrarë 97 persona, ka thënë se po punohet në zhvillimin e teknologjisë që do të mundësojë vendndodhjen nga largësia të mjeteve shpërthyese dhe shkatërrimin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
"Me këtë projekt do të mundësohet gjetja dhe shkatërrimi i bombave, minave dhe granatave të dorës nga distanca", tha Isik për AA.
Sipas tij, aktualisht kanë rreth dy miliardë dollarë amerikanë eksport të industrisë ushtarake. Ai thotë se eksportohet ndër të tjera edhe në vende mike si Malajzia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Pakistani.
Isik thekson se në kohët e fundit është intensifikuar përdorimi i teknologjisë në luftën kundër terrorizmit, dhe se në të ardhmen edhe më tepër do të përqendrohen në këtë çështje.
Sulm terrorist të shtunën në Ankara ishte një nga më tragjiket në historinë e Turqisë moderne. Sulmi terrorist vrau 97 persona. Hetimi i cili do të vërtetojë fajtorët ende po vazhdon.
Sulmi terrorist në Ankara vrau një djalë nëntë-vjeçar dhe një palestinez. Në sulmin të cilin para stacionit të trenit në Ankara e kanë kryer dy sulmues vetëvrasës, u plagosën qindra njerëz, në mesin e të cilëve disa me rrezik për jetën.
Forcat turke të sigurisë që nga fillimi i muajit korrik, kanë kryer operacione të gjera anti-terroriste në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonet lindore dhe juglindore, por edhe në malet e zonës kufitare në veri të Irakut fqinj.