Ferdi Türkten
06 prill 2021•Përditësim: 07 prill 2021
Një delegacion i Anadolu Agency (AA) sot ka vendosur një kurorë lulesh në Anitkabir, mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, derisa shënon 101-vjetorin e saj.
"Lideri i Madh Ataturk! Anadolu Agency, e cila u krijua për të shpallur zërin e vërtetë të Luftës së Pavarësisë së Anadollit dhe në gjithë botën, tani është 101 vjeç.
"Anadolu Agency, me 86 zyra në gjithë vendin dhe 41 zyra jashtë tij, vazhdon të jetë zëri jo vetëm i Anadollit, por edhe i gjithë botës së shtypur përmes 13 gjuhëve që publikon dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për sa kohë që Republika e Turqisë ekziston", shkroi në librin e përkujtimeve në mauzole, drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Şenol Kazancı.
Në një deklaratë me shkrim, Kazancı po ashtu përgëzoi punonjësit e agjencisë.
"Pas përfundimit të udhëtimit njëqindvjeçar të Anadolu Agency, ne tani po festojmë 101-vjetorin e agjencisë sonë", theksoi Kazancı.
"Agjencia Globale e Lajmeve e Turqisë filloi udhëtimin e saj në gazetari me Luftën Kombëtare dhe vazhdon të rritet dhe zgjerojë rrjetin e saj të lajmeve. Derisa përballemi me pandeminë globale, do të doja t'ju nderoja ju kolegë të devotshëm, të cilët çdo ditë arrijnë deri në 6.000 media në botë në 13 gjuhë, me besimin se do të arrijmë arritje edhe më të mëdha së bashku", tha ai.
E themeluar në vitin 1920, Anadolu Agency është një nga agjencitë kryesore globale të lajmeve që operon në gjithë botën. Ajo u shërben abonentëve në më shumë se 100 vende, përfshirë Amerikën, Evropën, Lindjen e Mesme, Azinë dhe Azi-Paqësorin.
Agjencia prodhon lajme në 13 gjuhë: turqisht, anglisht, arabisht, BHS (Boshnjakisht, kroatisht, serbisht), rusisht, kurmanji, sorani, persisht, frëngjisht, shqip, maqedonisht, indonezisht dhe spanjisht.