Gözde Bayar
19 Qershor 2019•Përditësim: 20 Qershor 2019
Rivotimet për kryebashkiakun e Stambollit do të mbahen më 23 qershor ndërsa Anadolu Agency (AA) do të ndjekë edhe këtë proces dhe në mënyrë objektive dhe të besueshme do të informojë abonentët e saj.
Kryetari i Bordit drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı tha se AA do të raportojë për rezultatet zgjedhore drejtpërdrejt nga qendrat e votimit dhe do të shpërndajë lajme dhe përmbajtje për 2.250 shtëpi mediale.
AA për zgjedhjet e së dielës do të raportojë përmes servisit të cilat ofrojnë lajme në 13 gjuhë, si në gjuhën turke, angleze, franceze, spanjolle, ruse, arabe, shqipe, gjuhën perse, indoneziane, BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht), maqedonisht, indonezisht, gjuhën sorane dhe kurmane.
Kazancı tha se AA pas zgjedhjeve të 31 marsit ka pritur konfirmimin e Komisionit të Lartë Zgjedhor për të konfirmuar rezultatet përfundimatare në Stamboll, duke shtuar se AA është një agjenci e cila mediave u servon informacione dhe se AA nuk është ajo që shpall rezultatet.
Ai gjithashtu tha se puna e AA-së në zgjedhjet maratonike për asgjë nuk ka dalluar nga ndjekja e të gjitha zgjedhjeve të mëparshme.
Anadolu Agency abonentëve të saj u ofron informacione në kohë reale, të sakta dhe të besueshme, si dhe lajme të cilat shoqërohen me fotografi, video dhe prezantime grafike dhe kartografike.
Kujtojmë se Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) anuloi rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme për kryebashkiakun e Stambollit dhe urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve. Rezultatet u anuluan pasi u konstatua se kishte një sërë parregullsish dhe shkeljesh të Ligjit Zgjedhor, përfshirë edhe atë se në mbi 754 vendvotime nuk kishin angazhuar nëpunësit shtetërorë siç kërkojnë ligjet turke.
Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe partneri i saj, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve.
Në garë për kryebashkiakë të Stambollit janë kandidati i Partisë Republikane Popullore të opozitës (CHP), Ekrem İmamoğlu dhe kandidati i AK Partisë, Binali Yıldırım.