Satuk Buğra Kutlugün
29 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
ANKARA (AA) – Ministri i Turqisë për Bashkimin Evropian (BE), Omer Çelik, ka shprehur shqetësimin e tij për të ardhmen e bllokut 28 anëtarësh pasi më herët zëvendëskancelari gjerman deklaroi se nuk beson në anëtarësimin e Turqisë në BE në një të afërme të shpejtë, raporton Anadolu Agfency (AA).
Të dielën zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel tha se "nuk e sheh Turqinë të anëtarësuar në BE gjatë karrierës së tij politike” për të shtuar se Unioni nuk do të pranojë Turqinë edhe nëse Ankaraja që nesër përmbush të gjitha kriteret e nevojshme".
"Edhe në qoftë se jeni shumë optimist në lidhje me karrierën time politike, unë gjithsesi se nuk e shohë Turqinë anëtare të këtij Bashkimi Evropian” deklaroi Gabriel gjatë një konference për mediat.
Ministri turk Çelik ka reaguar përmes Twitterit duke shkruar se “deklarata nuk është e bazuar në kritere objektive dhe nuk reflekton qëndrimin e BE-së përball Turqisë.
"BE-ja duhet së pari të gjykojë veten me ndershmëri dhe në mënyrë objektive, pasi diskriminimi, ksenofobia dhe islamofobia janë diçka e shfrenuar", tha Çelik.
"Nëse BE-ja vazhdon të dështojë në testet e demokracisë dhe pluralizmit, ajo do të shndërohet në një BE në të cilën nuk duam të anëtarsohemi", tha më tej ai.
Tensionet mes Ankarasë dhe Brukselit janë rritur pas puçit të dështuar më 15 korrik. Zyrtarët turq thonë se marrëveshjet ndërmjet dy palëve janë në një 'rrugë qorre', ajo e riatdhesimit, marrëveshja për refugjatët dhe ajo për udhëtim pa viza në BE të cilat varern nga njëra tjetra.
Më herët gjatë këtij muaji presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan për të përditshmen franceze Le Monde tha se "marrëveshja e riatdhesimit dhe liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në të njëjtën kohë më 1 qershor.
Tani në muajin gusht liberalizimi i vizave akoma qëndron pezull, për çka ka deklaruar se “nëse nuk realizohen kërkesat tona, Turqia do të ndalojë riatdhesimin”.