Selen Temizer,Hakan Ceyhan Aydoğan
24 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
ANKARA/MOSKË (AA) - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka anuluar vizitën në Turqi të parashikuar për nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi nga Ambasada ruse në Ankara njoftuan se përgatitjet për vizitën po vazhdojnë, në Ministrinë e Jashtme ka ardhur një komunikatë e re, në të cilën thuhet se vizita është anuluar.
Lavrov në një paraqitje para gazetarëve në Soçi të Rusisë theksoi se vizita në Turqi është anuluar dhe ka sugjeruar qytetarët rusë që të mos e vizitojnë Turqinë.
Më parë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se në Siri është rrëzuar një avioni SU-24 i Forcave Ajrore të Rusisë.
Sot në orët e para të mëngjesit 2 avionë F-16 të Turqisë ndërhynë ndaj një avioni rus të tipit Su 24 i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke duke e rrëzuar atë.