Ahmet Sait Akçay
01 Gusht 2016•Përditësim: 01 Gusht 2016
ADANA (AA) – Autoritetet turke arrestuan një burrë sirian të dyshuar se është orvatur të trafikojë në Siri nëntë shtetas të Trinidad dhe Tobagos, thonë për Anadolu Agency (AA) burime brenda policisë.
Burimi i cili ka folur në kushte anonimiteti, tha se policia kishte ndaluar një automjet me targa nga provinca jugore Mersin duke hyrë në provincën Adana.
Pas legjitimimit është konstatuar se brenda automjetit kanë qenë nëntë shtetas të Trinidad dhe Tobagos të cilët janë arrestuar bashkë me shoferin sirian.
Pas hetimit fillestar, policia konstatoi se shtetasi sirian Asem H., ka tentuar të dërgojë të huajt në Sirinë e përfshirë nga lufta ku do të rekrutoheshin nga DAESH-i.
I dyshuari sirian pas paraqitjes në gjykatën lokale ka marrë masën e paraburgimit ndërsa të tjerët janë dërguar në qendrën e Adanës për migrim ku janë në pritje të procedurës për deportim.