Ahmet Sait Akçay
08 Dhjetor 2016•Përditësim: 09 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Tre prefektë në Turqi janë shkarkuar për shkak të lidhjeve me “organizata terroriste”, bëri të ditur të enjten ministri turk i Brendshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefektët e distrikteve Kayapinar dhe Yenisehir të Diyarbakirit juglindor Mehmet Ali Aydin dhe Selim Kurbanoglu si dhe distriktit Cukurca të provincës Hakkari, prefekti Servet Tunc janë shkarkuar.
Ata akuzohen si anëtarë të një organizate terroriste dhe janë ndaluar më parë nga policia si pjesë e një hetimi.
PKK-ja, e cila është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, rifilloi fushatën e saj të armatosur në korrik të vitit 2015. Që atëherë, më shumë se 300 civilë dhe 800 pjesëtarë të forcave të sigurisë ranë dëshmorë. Rreth 8.000 terroristë të PKK-së janë vrarë ose arrestuar.