Diyar Güldoğan
15 Mars 2018•Përditësim: 15 Mars 2018
ANKARA (AA) – Shkalla e papunësisë në Turqi në dhjetor të vitit 2017 është 10.4 për qind, që është një rënie prej 2.3 për qind në nivel vjetor, njoftoi Enti për statistika, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Entit për statistika të Turqisë (TURKSTAT), numri i personave të papunë të moshës prej mbi 15 vjeç në dhjetor arrinte 3.291 milionë që është më pak për 581 mijë në nivel vjetor.
“Numri i të papunësuarve të moshës mbi 15 vjeç ka rënë për 581 mijë në 3.329 milionë në dhjetor të vitit 2017 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, njoftoi Enti.
Në të njëjtën kohë, papunësia në sferën e sektorit jashtë bujqësor arrinte 12.3 për qind që është rënie prej 2.6 për qind.