Kemal Karadağ
28 maj 2016•Përditësim: 29 maj 2016
ANKARA (AA) - Në bashkëpunim me avionët e koalicionit janë kryer 11 sulme ajrore, ndërsa me 233 të shtëna artilerike, 40 raketa hedhëse dhe katër tanke janë goditur pozicionet e DAESH-it nga të cilat dje nga Siria ishin kryer sulme me raketa dhe topa ndaj dy stacioneve në kufi si dhe ndaj rajonit Elbeyli në qytetin Kilis të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë mësohet se ditën e djeshme në orën 17.55 në rajonin Elbeyli dhe ndaj postave kufitare Yuksektepe dhe Sehit Yalçin Nane organizata terroriste DAESH kreu 6 të shtëna me raketa dhe me top.
Gjithashtu kundër pozicioneve të DAESH-it janë kryer edhe 11 sulme ajrore nga avionët e koalicionit.
Pas ofensivës ajore dhe të shtënave me artileri mësohet se janë vrarë 104 pjesëtarë të DAESH-it, si dhe u shkatërruan 4 raketa hedhëse të organizatës, një top si dhe 7 objekte që përdoreshin si baza nga organizata.