Enes Kaplan
30 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
ANKARA (AA) - Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ sot në Ankara deklaroi se procesi në rastin e biznesmenit Riza Sarraf në New York i ngjason teatrit, ndërsa shfaqjes në Turqi i prin partia opozitare CHP duke hedhur akuza të pabaza ndaj presidentit të vendit dhe familjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kjo nuk është shfaqje, nuk duhet shikuar ndaras sepse që të dyja janë drejtuar kundër Presidentit dhe Qeverisë së Turqisë", ka thënë Bozdağ duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu.
Bozdağ sot ishte mysafir në panelin editorial të AA në Ankara, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe redaktorëve të AA nga e gjithë bota, dhe komentoi mbi zhvillimet aktuale në Turqi.
Duke komentuar deklaratat e liderit të Partisë opozitare turke Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu, i cili dy ditë më parë gjatë një adresimi para partisë së tij në parlamentin turk akuzoi presidentin turk Erdoğan dhe anëtarët e familjes së tij se i kanë dërguar para për një kompanie jashtë vendit.
"Kushdo që i jep në dorë ndonjë shpifje, ai madje as nuk e kontrollon se për çfarë bëhet fjalë, a është kjo shpifje apo jo. Aspak nuk e sheh për çka bëhet fjalë dhe çka mund të sjellë kjo. Ka ardhur në një pozitë, ku është verbuar nga urrejtja", tha Bozdağ.
Duke komentuar edhe deklaratat e fundit të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila kohët e fundit deklaroi se "nuk duhet udhëtuar për në Turqi, për shkak se nuk është vend i sigurt", gjegjësisht deklaratat Kılıçdaroğlu për mediat gjermane.
"Merkel tha se 'Turqia nuk është një vend i sigurt, mos shkoni atje'. Ai (Kılıçdaroğlu) më pas bëri një deklaratë për mediat gjermane, dhe poashtu edhe ai tha se 'Turqia nuk është një vend i sigurt, mos ejani'. Çfarëdo që ata thonë kundër Turqisë, forcat ndërkombëtare, shërbimet e inteligjencës, mediat, shtetet, organizatat terroriste, zëdhënësi i tyre ligjor në Parlamentin e Turqisë është pa dyshim CHP. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në këtë rast", ka thënë Bozdağ.
"Njeriu i cili pretendon se është i sinqertë, i moralshëm dhe i ndershëm, në qoftë se e sjellë një dokument atëherë ai duhet të tregojë se ku e ka marrë dokumentin", tha ai.
Bozdağ tha se Kılıçdaroğlu po mbrohet se "ka të drejtë të fsheh burimet e tij", por tha se ai nuk ka bërë betimin e gazetarit.
"Unë tani dua të pyes, kush ti dha këto dokumente? Pjesëtarët e FETO-s apo ndonjë organizatë zbulimi, apo këto ti dha ndonjë nga armiqtë e Turqisë për të cilët ne nuk e dimë, apo ju vet i keni bërë këto dokumente? Kush të shfrytëzon realisht?, pyeti Bozdağ.