Önder Felek
20 Tetor 2017•Përditësim: 20 Tetor 2017
YOZGAT (AA) - Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, e cilësoi si konstruktiv takimin mes delegacionit të Turqisë dhe atij amerikan në Ankara për tejkalimin e krizës së vizave, duke theksuar se kjo krizë ka lindur si rezultat i keqinformimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryeministri Bozdağ në rajonin Sorgun në qytetin Yozgat iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Në lidhje me bisedimet për vizat mes delegacioneve të Turqisë dhe SHBA-ve, Bozdağ tha se "Shpresojmë që kjo krizë të mos zgjatet më shumë sepse është kundër Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ky proces dëmton edhe popullin turk edhe popullin amerikan. Sipas nesh, Turqia dhe Amerika ndodhen përballë njëra-tjetrës me një problem që ka lindur si rezultat i keqinformimit ose informimit të pasaktë. Ky takim i mbajtur në Ankara i udhëhoqi të dyja palët që të informojnë njëra-tjetrën reciprokisht për natyrën e incidentit dhe për të ndarë të dhënat e sakta. Takimi kaloi konstruktiv dhe palët, duke i transmetuar rezultatet qeverive të tyre, u larguan për t'u pajisur me një vullnet të ri. Shpresojmë që ky problem të zgjidhet sa më parë", tha Bozdağ.
Ndërsa ndaj pyetjes së një gazetari se terroristët e YPG-së të cilët mbështeten nga SHBA-të kanë afishuar posterin e Öcalan në rajonin Raka të cilën e kanë marrë nga DEASH-i, Bozdağ, ka rikujtuar se Turqia ka shprehur me dhjetëra herë në mënyrë shumë të qartë se PYD dhe YPG janë degë të organizatës terrorisite PKK.
"Ne e kemi shpjeguar këtë për opinionin publik në Turqi dhe në botë. PKK është e barabartë me YPG-në, dhe YPG e barabartë me PYD-në. Që të gjithë janë pjesë të organizatës terroriste PKK", është shpehur ndër të tjera Bozdağ.