İsmail Ersan
24 prill 2016•Përditësim: 25 prill 2016
ÇANAKKALA (AA) – Pas punimeve disavjeçare në kompleksin e muzeut nga betejat në Çanakkala që gjendet në Galipol, është hapur salloni ku janë ekspozuar sende të ndryshme të cilat dëshmojnë për betejat në atë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç tha Mehmet Gurkan kreu i njësitit për historikun e betejave në Galipol, që është themeluar në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, të punësuarit në muze punojnë çdo ditë në mënyrë intensive për të përmirësuar koleksionin e objekteve të ekspozuara të cilat janë përdorur në betejat e Luftës së Parë Botërore.
Beteja detare e zhvilluar mes 3 nëntorit 1914 dhe 18 marsit 1915 në Galipol, si dhe beteja këmbësorike mes 25 prillit 1915 dhe 9 janarit 1916, paraqesin betejat nga më të rëndësishmet në historinë e Turqisë, por edhe të muslimanëve në këto pjesë të botës.