İzzet Mazi,Rıdvan Korkulutaş
24 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
KILIS (AA) - Si pasojë e 2 predhave të raketave të rëna në qytetin Kilis të Turqisë të cilat janë lëshuar nga Siria mësohet se janë plagosur 16 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se 2 predhat e raketave janë hedhur nga objektivat e DAESH-it nga Siria ku vazhdon lufta e brendshme, të cilat njëra prej tyre ka rënë në çatinë e një shtëpie në lagjen Okçular, ndërsa tjetra në murin e një shtëpie.
Menjëherë pas ngjarjes mësohet se në rajon kanë mbërritur ekipet e shëndetësisë dhe të policisë të cilët kanë marrë edhe masat e sigurisë në rajon.
Theksohet se kanë mbetur të plagosur 16 persona nga të cilët 8 janë fëmijë. Gjithashtu bëhet e ditur se nga 16 personat e plagosur të cilët janë duke marrë mjekimin në spitalin shtetërore Kilis 6 prej tyre janë qytetarë sirianë dhe se gjendja e personave të plagosur është jashtë rrezikut për jetën.