Barış Seçkin
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
LUCCA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke vënë në dukje se regjimi i Asadit në Siri nuk mund të vazhdojë tha se duhet të krijohet sa më parë qeveria e përkohshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7 në qytetin Lucca të Italisë që ka edhe presidencën e radhës, ka marrë pjesë në sesionin e veçantë për çështjen e Sirisë, ku më pas ka bërë një deklaratë për mediat.
"Siç e dini sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, pas takimit të G7 do të vizitojë Moskën. Këtu kemi biseduar rreth çështjeve që duhet të bisedohen në Moskë. Është e qartë tashmë se Siria nuk mund të vazhdojë me këtë regjim. Për këtë arsye duhet të vihet në zbatim sa më parë qeveria e përkohshme. Për të garantuar siguri për ardhmen e Sirisë duhet të veprohet me procesin politik dhe me kuptimin e plotë të sigurohet në të gjithë vendin armëpushimi. Gjithashtu duhet të vazhdohet edhe lufta me organizatat terroriste DEASH dhe Al Nusra", është shprehur Çavuşoğlu.
"Nuk duhet të vazhdojë me vrasjen e njerëzve të pafajshëm"
Pasi ka theksuar se në takim janë shprehur pikëpamjet e Turqisë, Çavuşoğlu ka theksuar se "Regjimi jo vetëm me armë kimike, por nuk duhet të vazhdojë të vrasë njerëzit e pafajshëm, opozitarët me tanke apo me armët e tjera konvencinale. Kjo duhet të pengohet. Sepse që nga shpallja e armëpushimit regjimi e ka shkelur shpeshherë. Kryen bombardime, sulmon me tanke, me bomba fuçi. Edhe këto duhet të pengohen."
Ndër të tjera duke njoftuar se në takim kanë sjellë në rendin e ditë edhe rreziqet e tjera në Siri, ai ka vlerësuar se "Kemi theksuar se mund të sulmojnë kryesisht Idlibin, duhet të jemi të përgatitur për këtë. Kemi theksuar gjithashtu se edhe Rusia duhet të bindet për një Siri pa Asadin. Vendet që kanë të njëjtin qëndrim kanë shprehur pak a shumë të njëjtat mendime. Por ne kemi nënvizuar se zgjidhja më e mirë është zgjidhja politike, për të cilën duhet të nisin negociatat që sjellin rezultate kuptimplota. Duhet t'i japin fund strategjive boshe të stërzgjatura të regjimit. Siria duhet të shkojë drejt qeverisë së përkohshme dhe kushtetutës si dhe drejt zgjedhjeve. Ashtu siç e kam shprehur edhe më parë teksa kryhen këto duhet të vazhdohet edhe lufta kundër e organizatave terroriste, si DEASH-I".
Më tej duke vënë në dukje mundësinë që regjimi mund të sulmojë sërish me armë kimike Çavuşoğlu tha:
"Sipas informacioneve që disponojmë, regjimi ka ende këtë kapacitet, për të përdorur armët kimike. Më parë në vitin 2013 pasi regjimi përdori armë kimike ka patur përpjekje të organizatave ndërkombëtare për pastrimin e armëve kimike në Siri dhe për t'i marrë të gjitha armët kimike që regjimi posedon. Por me sa duket regjimi nuk është treguar i drejtë ose nuk ka dhënë një pjesë të këtyre armëve, ose i ka marrë apo ia ka dhënë dikush këto armë më pas, të cilat mund të jenë vende, grupe apo organizata terroriste që mbështesin atë...Mund t'i ketë marrë nga këto. Nuk ka alternativë tjetër përveç këtyre dy opsioneve. Ose atëherë nuk i ka dorëzuar këto armë ose i ka marrë më pas këto armë. Ripërdorimi i këtyre armëve duhet të ndalohet. Përsa kohë që regjimi i Asadit nuk do të largohet, të gjitha rreziqet ashtu siç janë do të vazhdojnë madje duke u rritur. Edhe kjo gjë nuk është një situatë e shëndetshme për të ardhmen e Sirisë."