Aişe Hümeyra Bulovalı
04 maj 2018•Përditësim: 04 maj 2018
STAMBOLL (AA) - Këngëtari dhe tekstshkruesi i famshëm nga Bosnjë dhe Hercegovina, Dino Merlin, mbrëmë performoi në Stamboll para simpatizuesve në kuadër të "Festivalit të Dytë Xhaz Zorlu PSM", raporton Anadolu Agency (AA).
Koncerti për të cilin artdashësit shprehën interesim të madh, u realizua në Qendrën e Arteve të Performuara Zorlu (PSM).
Merlin qëndroi në skenë për tre orë, duke performuar këngët "Deset mlada", "Nedostajes", "Sve je laz", "Skoljka", "Superman" dhe "Kad si rekla da me volis".
Artisti boshnjak u shpreh i gëzuar për interesimin e madh në koncert.
"Ju falënderoj shumë që më shoqëruat në këngët e mia", tha Merlin.
Dino Merlin në vitin 1983 themeloi rok grupin "Merlin" duke shkruar këngët dhe komponuar instrumentalet e tij.
Merlin, i cili në të njëjtën kohë ishte edhe vokalisti i grupit, në vitin 1991 hodhi hapat drejt karrierës individuale. Ai ka përfaqësuar Bosnjë dhe Hercegovinën tri herë në Eurovision.
Merlin ka shkruar edhe tekstin e himnit kombëtar të vendit të tij, "Jedna si jedina", ndërsa është kryetar i Shoqatës së Muzikantëve dhe Kompozitorëve të Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila i ruan të drejtat e autorësisë në muzikë.