Şengül Oymak,Tahir Turan Eroğlu
21 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
KOCAELI (АА) – Në përfundim e sipër janë punimet rreth ndërtimit të urës e cila i bashkon dy anët e Gjirit të Izmitit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë me rastin e vendosjes së pjesës së fundit të urës, e njohur si Gjerdani i Gjirit të Urës, pritet të marrë pjesë presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan dhe kryeministri Ahmet Daavutoglu.
Kohëzgjatja e udhëtimit nga Stambolli deri në Izmir nga 9 orët e tanishme, me urën e re do të zvogëlohet në tre orë.
Kulla më e lartë e urës është në lartësi prej 252 metrash, ndërsa baza e pllakës rrugore është e gjerë 35 metra.
Ura me gjatësi të përgjithshme prej 2.682 metra, prej të cilave 1.550 meta janë në ajër, paraqet urën e katërt për nga gjatësia e saj në nivel vjetor.
Ndërtimi i urës filloi më 17 janar të vitit 2016 dhe sot do të vendoset pjesa e fundit e 113 pllakave rrugore të urës.
Pritet që punimet rreth montimit të përfundojnë deri në fund të muajit, dhe pas përfundimit të punëve rreth izolimit dhe asfaltimit të rrugës, ura do të hapet për komunikacion nga fundi i muajit maj.