Ekip
03 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimeve të tij në SHBA është kthyer në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, në deklaratën e tij të cilën e bëri në Aeroportin "Ataturk", ka rikujtuar se në Institutin Brooking ka patur një konferencë me temë "Sprovat Globale dhe Objektivat e Turqisë 2023". Ai më tej u shpreh se: "Atë që përjetova para kësaj konference ishte mjaft domethënëse. Nuk i tregojmë, nuk i flasim disa sende për kot në vendin tim. U mahnita që e pashë personalisht këtë para Institutit Bookings, e përjetova me një dëshmi, evidencë të tillë. Atë që pashë atje ishte kjo, përfaqësuesit e organizatës terroriste PKK-së dhe përfaqësuesit e YPG-së i pashë krah për krahë me ASALA dhe me përfaqësuesit e Strukturës së Shtetit Paralel të cilët jetojnë në Amerikë. Kjo ishte një dëshmi, një evidencë. Prandaj i bëj thirrje vëllezërve të mi të pastër të cilët kanë dashuri ndaj kësaj Strukture të Shtetit Paralel, të jenë të vetëdijshëm se me kë janë së bashkuar".
- "Ngjarjen të cilën e përjetova në Maryland ishte shumë domethënëse"-
Presidenti Erdoğan duke treguar se ngjarjen të cilën e ka përjetuar në Maryland ishte shumë domethënëse, tha se: "Një gazetare e Azerbajxhanit mu afrua dhe më pyeti se 'Çfarë mendoj unë' në lidhje me vdekjen e 12 vëllezërve azerbajxhanas të cilët humbën jetën si pasojë e përleshjeve të djeshme në kufirin Armeni-Azerbajxhan dhe ishte e pa mundur të mos emocionohesh kur e pash se rrjedhin lotë nga sytë e saj kur isha duke iu përgjigjur pyetjes. Edhe ajo është gazetare, edhe tonët janë gazetarë. I përjashtoj gazetarët të cilët janë këtu, por gazetaria nuk është sharje në presidentin e këtij shteti, sharje në familje e presidentit të këtij shteti. Ngjarja e cila e pash atje ishte një ngjarje mësimdhënëse".
- Pretendimet për armëpushim nga ana e Azerbajxhanit-
"Unë kur e dëgjova lajmin menjëherë i bëra një telefonatë vëllait tim Ilham Aliyev, edhe ai shkon në aeroport, prej atje do të kalojë në Azerbajxhan. I dërguam ngushëllimet tona dhe në atë kohë përleshjet ishin duke vazhduar. Por për informatën në lidhje me armëpushim të cilën e mora para pak kohe, tha se në rast se Armenia shpall armëpushimin, edhe Azerbajxhani është i përgatitur për armëpushim. Kështu është e vërteta e kësaj ngjarjeje", tha presidenti Erdoğan në lidhje me pretendimet për armëpushim të Azerbajxhanit.