Aldıjana Hadzıc
03 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
ANKARA (AA) – Në tre rrethe në juglindje të Turqisë dje janë neutralizuar 27 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacionet anti-terroriste janë kryer në rrethet Mardin, Sirnak dhe Hakari. Në qytetin Nusaybin të qarkut Mardin, janë neutralizuar gjashtë terroristët. Në operacionet anti-terroriste, të cilat janë në vazhdimin e sipër në këtë zonë, deri më tani janë neutralizuar 156 terroristë.
Në Sirnak u neutralizuan katër terroristë, kështu numri i terroristëve të neutralizuar në operacionet e fundit anti-terroriste në Sirnak ka arritur në 140. Në këtë rajon dje janë konfiskuar edhe armë zjarri, si dhe u shkatërruan 21 mjete shpërthyese.
Në ueb-faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë është konfirmuar se në Yüksekova të qarkut Hakari, dje janë neutralizuar 17 terroristë, si dhe janë konfiskuar armë zjarri dhe janë shkatërruara 36 mjete shpërthyese.