Ferdi Türkten
25 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka uruar presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga zyra për komunikime të Presidencës, Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ri të Ukrainës, Zelenskiy.
Erdoğan ka uruar Zelenskiy-n, për suksesin e tij në zgjedhje.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë u zhvillua më 21 prill.
Sipas sondazheve Zelenskiy ka siguruar 73,2 për qind të votave përballë presidentit aktual Petro Poroshenko, i cili në garën për të siguruar një mandat të dytë ka marrë 25,3 për qind të votave.
Sipas ligjit zgjedhor të vendit, rezultatet zyrtare duhet të shpallen më së voni deri më 1 maj pas përfundimit të votimit në raundin e dytë.
Fituesi i zgjedhjeve duhet që deri më 31 maj të japë betimin dhe të nisë zyrtarisht detyrën.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë u mbajt më 31 mars ndërsa Zelenskiy dhe Poroshenko zunë dy vendet e para në mesin e 39 kandidatëve.