Hasan Namlı
25 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Forcat turke të sigurisë neutralizuan të paktën 3 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në një operacion në qytetin juglindor turk Diyarbakir, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së nga burimet e sigurisë mëson se xhandarmëria turke kreu një operacion anti-terrorisit në Lice, pranë qytetit Diyarbakir.
Gjatë aksionit ka patur shkëmbim zjarri dhe sipas informacioneve të para, të paktën 3 terroristë të PKK u neutralizuan.
Operacionet në rajonin e Diyarbakirit ende vazhdojnë.
PKK-ja është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA). Gjatë fushatës së saj terroriste tre-dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë së paku 40.000 njerëz.