Yüksel Binici
25 Korrik 2016•Përditësim: 25 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Në kryeqytetin e Mauritanisë, Nouakchott, filloi punimet Samiti i 27-të i shteteve të Ligës Arabe me temat: "Lufta kundër terrorizmit" dhe "Formimi i forcës së përbashkët arabe", raporton Anadolu Agency (AA).
Samiti i Ligës Arabe ka për qëllim të përforcojë bashkëpunimin dhe solidaritetin mes shteteve arabe, zhvillimin e një qëndrimi të përbashkët në lidhje me çështjet të cilat e preokupojnë botën arabe.
Në kuadër të Samitit të presidentëve dhe kryeministrave të Ligës Arabe, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Ahmed Ben Helli tha se "Liderët arabë në këtë samit do të diskutojnë formimin e një force të përbashkët arabe, krizën në të cilën gjendet populli arab dhe problemet e sigurisë".
Samiti do të zgjasë dy ditë dhe do të përfundojë me nënshkrimin e Deklaratës së Nouakchott-it.
Mauritania për herë të parë është nikoqire e këtij samiti. Ajo në vitin 1973 u bë anëtare e Ligës Arabe.
Samiti ishte planifikuar të mbahet më 6-7 prill në qytetin Marakesh të Marokut. Mirëpo qeveria e këtij vendi njoftoi se nuk do të jetë nikoqir i samitit me arsyetimin se liderët nuk marrin hapa konkret ndaj problemeve dhe se samiti është shndërruar në një mbledhje ku merren vendime të thjeshta.
Pas kësaj Mauritania bëri me dije se do të jetë nikoqire e Samiti të Ligës Arabe.
Presidentët dhe kryeministrat e Ligës Arabe herën e fundit u takuan në qytetin Sharm el Sheikh të Egjiptit më 26 mars 2015.