Fatma Bülbül
21 Tetor 2017•Përditësim: 22 Tetor 2017
STAMBOLL (AA) – Forcat ajrore turke kanë vrarë katër terroristë të PKK-së në Turqinë lindore, bëri të ditur ushtria e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë tha se operacioni ajror u krye të premten në krahinën Genc të provincës Bingol.
Sulmet ajrore vranë katër terroristë të PKK-së që mendohet se përgatitnin një sulm.
PKK-ja, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.
Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 personave të sigurisë turke dhe civilëve.