Sertaç Bulur
24 Qershor 2016•Përditësim: 24 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Në operacionin në të cilin u shkatërruan 34 pozicione të organizatës terroriste DAESH që ishin në përgatitje për të kryer sulme në Turqi u neutralizuan 20 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, dje, 34 pozicione të organizatës terroriste DAESH të cilat përbëhen nga raketat Kaqusha dhe armët ajrore janë identifikuar se janë në përgatitje për të sulmuar nga veriu i Sirisë.
Pas bombardimeve të Forcave të Armatosura Turke dhe me tre operacione ajrore të forcave të koalicionit janë shkatërruar plotësisht këto pozicione të terroristëve.
Sipas vlerësimeve të para në bombardime janë neutralizuar 20 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH ndërsa janë goditur dy objekte që përdoreshin nga terroristët.