Mehmet Tosun
26 Prill 2017•Përditësim: 26 Prill 2017
ANKARA (AA) - Forcat turke kanë ndërmarrë operacion në rajonin Zap në veri të irakut, duke neutralizuar gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Forcat e Armatosura Turke, operacioni ajror në rajonin Zap është organizuar mes orës 07:38 dhe 07:56 pas vlerësimit të informacioneve të siguruara nga shërbimi informativ.
Gjatë operacionit janë marrë nën ofensivë dy bunkerë dhe një strehimore e organizatës terroriste separatiste, ndërsa janë neutralizuar gjashtë pjesëtarë të organizatës për të cilët u zbulua se po përgatisnin sulm.
Pas përfundimit me sukses të detyrës, avionët ushtarakë turq janë kthyer të sigurtë në bazë.