Firdevs Bulut Kartal
25 Gusht 2020•Përditësim: 26 Gusht 2020
Forcat turke sot sekuestruan një depo të madhe municionesh nga strehimoret terroriste të PKK-së në Irakun verior, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bastisjet u kryen në rajonin e operacionit "Kthetra-Shqiponja" të cilin forcat turke pastruan elementët terroriste në fillim të këtij viti.
Municioni u shkatërrua, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Operacioni "Kthetra-Shqiponja" filloi në qershor për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe kufijtë e vendit duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së dhe grupeve tjera terroriste, të cilët shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.