Yunus Kaymaz
25 Gusht 2020•Përditësim: 26 Gusht 2020
Stambolli do të jetë vendi pritës për garën e 14 të Kampionatit Botëror të vitit 2020 në Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pista "Instanbul Park" ku garat e F1 janë zhvilluar së fundmi në vitin 2011 është vendosur në kalendarin e vitit 2020 të revizionuar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas një deklarate nga faqja e internetit të organizimit thuhet se gara e 14-të e këtij sezoni në kampionat do të zhvillohet më 15 nëntor në pistën prej 5.3 kilometrash që ndodhet në rajonin Tuzla.
Garat e 15 dhe 16 të sezonit do të zhvillohen në Bahrein (29 nëntor dhe 6 dhjetor) ndërsa gara e 17-të dhe e fundit do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe (13 dhjetor).
Stambolli u përfshi në kalendarin e F1 për 7 vite me radhë nga viti 2005 deri në vitin 2011.