Anıl Kuru
16 Prill 2016•Përditësim: 17 Prill 2016
KONYA (AA) - ANIL KURU - Fusha prej 300 000 metër katrorë e mbjellë me tulipanë nga një kompani në qytetin Konya të Turqisë, ka tërhequr vëmendjen qindrave fotografëve amatorë dhe profesionistë raporton Anadolu Agency (AA).
Në fushën në rajonin Karatay ku kompania Asya Lale kultivon 80 lloje të tulipanëve ka ngjallur një interes kryesisht për të pasionuarit e fotografisë, të cilët garojnë me njëri-tjetrin të realizojnë foto sa më të mira. Gjithashtu nuk mungojë edhe të pasionuarit pas fotografisë që përpiqen të marrin pamje të fushës me tulipanë nga pozicione të ndryshme me anë të dronëve.
Drejtoresha e prodhimit të kompanisë, Beyhan Gürses, në një deklaratë për gazetarin e AA-së u shpreh se: "Të pasionuarit pas natyrës dhe fotografisë dynden këtu. Fushën tonë me tulipanë e vizitojnë edhe grupe nxënësish të shkollave të mesme dhe universiteteve. Fusha me tulipanë me interesin e treguar nga të pasionuarit pas fotografisë është shndërruar si një studio fotosh natyrale, e cila për to paraqet pamje shumë të bukura për tu fotografuar".