Melda Altakhan
22 Shkurt 2016•Përditësim: 23 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka prezantuar sot planin e veprimit të turizmit për vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur gjatë prezantimit të këtij plani Kryeministri Davutoğlu, ka pohuar se: "Askush të mos mendojë që Turqia do të mbyllet në vetvete për shkak të pranisë së unazës së konfliktit. Duke u hapur më shumë me botën ne do të integrohemi më tepër me të".
Ndërkohë në lidhje me zhvillimet e fundit Davutoğlu tha se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër terrorizmit. "Po, terrori po vazhdon me sulmet e poshtëra dhe në mushkëritë tona po bie zjarr, por Turqia është një shtet i madh dhe populli turk është një popull i madh. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri. Nuk ka rëndësi nëse është brenda apo jasht vendit. Ne do i japim përgjigjen e merituar dhe do të vazhdojmë t'ia japim atë organizatave terroriste"- tha Davutoğlu.
Duke theksuar se ata janë në dijeni të fuqisë dhe potencialeve të Turqisë Davutoğlu tha: "Po i ndjekim me vëmëndje propagandat e papastërta që po bëhen ndaj Turqisë. Organizatat terroriste dhe sturkturat paralele të cilat po mundohen të vënë në vështërsi Turqinë nuk kanë për t'ia arritur qellimit të tyre. Ata të cilët duan të ndikojnë negativisht në imazhin ndërkombëtarë të Turqisë do të turpërohen përpara popullit turk''.