Nilay Kar
10 janar 2020•Përditësim: 11 janar 2020
Pas përplasjes së anijes turke të peshkimit me cisternën ruse në Ngushticën e Bosforit në Stamboll, janë gjetur trupat e pajetë të 3 personave të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e guvernatorit të Stambollit më herët njoftoi se anija e peshkimit me anijen-cisternë u përplas mëngjesin e sotëm jashtë rrethit Sariyer të Stambollit.
Anija e peshkimit u përmbyt pas përplasjes. Autoritetet turke shpëtuan arritën të shpëtojnë tre persona nga gjithsej gjashtë në bord, ndërsa tre të tjerët u gjetën të vdekur pasi u zhdukën.
Shkaku i përsplasjes mbetet i paqartë.