Hilmi Tunahan Karakaya
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
HATAJ (AA) - Gjysmëhëna e Kuqe Turke dorëzoi 6 kamionë me furnizime në kuadër të ndihmës humanitare në zonat rurale të qyteteve Idlib, Halep dhe Humus të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave të marrë nga gazetari i AA-së, në kuadër të ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, 6 kamionë ndihmë prej donacioneve të bamirësve arritën në qarkun Rejhanli të Hatajit.
5 mijë ton miell dhe 50 pako ushqimore të ngarkuara në kamionë, në lagjen Bukulmez u shkarkuan në automjetet të cilët ishin duke pritur në anën e Sirisë.
Njoftohet se ndihmat do të shpërndahen për popullin në qytetet Idlib, Halep dhe Humus të Sirisë.