Serdar Açıl
20 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Në veri të Sirisë, 33 pozicione të organizatës terroriste DAESH që janë identifikuar se janë në përgatitje për sulme ndaj Turqisë janë goditur nga toka nga ana e Forcave të Armatosura Turke dhe nga ajri nga avionët e koalicionit ndërkombëtar. Sipas vlerësimeve të para, gjatë operacioneve janë neutralizuar 23 anëtarë të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e forcave të sigurisë, dje, 33 pozicione të organizatës terroriste DAESH, që janë identifikuar se janë në përgatitje nga veriu të Sirisë të ndërmerrnin sulme ndaj Turqisë, janë goditur nga Forcat e Armatosura Turke si dhe nga operacionet ajrore të forcave të koalicionit.