Tuğrul Çam
19 Janar 2019•Përditësim: 20 Janar 2019
ANKARA (AA) - Senatori amerikan, Lindsey Graham, ka deklaruar se PYD/YPG-ja është e lidhur me organizatën terroriste PKK dhe se Turqinë duhet ta mbrojnë dhe ta "zgjidhin problemin që kanë shkaktuar" për këte vend në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimeve të zhilluara me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, kryediplomatin Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrin e mbrojtjes Hulusi Akar, Graham ka folur në një konferencë për media.
Pasi ka bërë të ditur se tema e Sirisë ka kryesuar në bisedime, Graham theksoi se strategjia amerikane në kohën e ish-presidentit Barack Obama ka qenë e gabuar.
"Kur kam mësuar planin për armatosjen e PYD/YPG-së e kam ditur se çfarë do të thotë kjo për Turqinë. Krahu politik i YPG-së ka lidhje me PKK-në. Provat janë goxha të qarta", deklaroi Graham.
Duke vlerësuar tërheqjen e paralajmëruar të SHBA-ve nga Siria, Graham tha se, "E kuptoj dëshirën e qeverisë për tërheqje. Por zbatimi i kësaj në mënyrë të pa planifikuar do të jetë një kaos. Presidentin Donald Trump e kam paralajmëruar që të mos veprojë si Obama, pra të mos ikë e të dalë në atë mënyrë".
"Duhet ta mbrojmë Turqinë dhe duhet ta zgjidhim problemin (e YPG/PKK-së) që kemi shkaktuar për Turqinë në Siri. Presidentit i kam shprehur se nëse tërhiqemi dhe këtë nuk e bëjmë në mënyrën e drejtë, do të krijojmë një ankth për Turqinë. Obama duke armatosur YPG-në e krijoi një ankth për Turqinë. Trump duhet të jetë shumë i kujdesshëm në tërheqjen dhe ky problem nuk duhet t‘i lihet Turqisë në prehër", tha Graham.
Sipas tij, tërheqja e SHBA-ve pa arritur disa qëllime, të tilla si mposhtjen e DEASH-it dhe pengesën e fitores së Iranit, mund të shkaktojë një luftë më të gjerë në rajon.
"Tërheqja nuk do t'i japë fund luftës kundër DEASH-it, por do të rifillojë një luftë të re", theksoi Graham.
Në këtë situatë Turqia do të mbetet e detyruar të pastrojë elementët e armatosur terroristë në Siri, ka thekusuar Graham, duke shtuar se, "Disa prej këtyre janë grupe që ne i kemi armatosur".
"Mendoj se shefi shtabit, gjenerali Joseph Dunford, e ka një plan, ku do të largojë elementët e YPG/PKK-së dhe në mënyrë që Turqia të mos ndjejë kërcënim. Këtu mund të formojmë një zonë tampon për të zgjidhur shqetësimet e sigurisë kombëtare për Turqinë. Teksa kryejmë këto, do të arrijmë që të eliminojmë edhe shqetësimet e njerëzve që na kanë ndihmuar në të kaluarën. Është e rëndësishme që këtë ta bëjmë në mënyrë të drejtë. Rezultatet e dështimit për ta bërë këtë në mënyrë korrekte (zonën tampon) mund të jenë më katastrofike se në vitin 2016", deklaroi Graham.
Në lidhje me vendimin e vendeve arabe për të bashkëpunuar me regjimin e Bashar al-Asadit, senatori Graham e vlerësoi si "rrezik të tyre”.
"Sipas mendimit tim dhe të shumë kongresmenëve, Asadi është një kriminel lufte. Unë e kam përgëzuar mënyrën e kundërpërgjigjes së Trumpit për sulmet kimike. Erdoğan, edhe pse kishte një lidhje me familjen Asad, ai ishte shumë i vendosur në qëndrimin e tij. Ai mendoi të bashkëpunonte me Asadin. Megjithatë, kur Asadi vrau 400 mijë njerëz, ai vendosi se ky nuk mund të mbështeste legjitimitetin e tij. Qëllimi është t'i jepet fund konfliktit, të arrihet një marrëveshje e re duke vajtur në Gjenevë, përgatitja e kushtetutës dhe më pas vajtja në zgjedhje. Pikërisht ky është objektivi ynë, por si mund ta arrijmë këtë... çfarë nevojitet për këtë, nevojitet për një hartë. Dorëzimi i Sirisë veriore tek iranianët nuk kontribuon në këtë qëllim. Tërheqja jonë, miqve tanë në Izrael do t’u japë një imazh sikur ne do të lëmë një autostradë super të shpejtë që kalon brenda Sirisë nga Teherani në Bejrut. Për miqtë tanë izraelitë Siria do të bëhej një Liban i dytë", deklaroi Graham.
Graham më tek ka theksuar se nëse PKK/YPG-ja do të preferojë të bashkëpunojë me regjimin e Asadit kjo do të jetë një rrezik që vetë e marrin përsipër.
"Zona e sigurt që unë kam parashikuar është se zbatimi i saj nuk duket e mundur pa hartën rrugore të Munbixhit. Ajo që ne si SHBA duhet të bëjmë fillimisht është të vendosim në zbatim hartën rrugore të Munbixhit, që janë patrullimet e përbashkëta, largimin e YPG-së nga Munbixhi dhe më pas formimin e një zone tampon që shtrihet në lindje të Eufratit. Unë nuk mendoj se ne mund të bëjmë në mënyrë të drejtë zonën tampon nëse nuk e drejtojmë Munbixhin. Por nëse hartën rrugore të Munbixhit e kryejmë në mënyrën e duhur atëherë zona e sigurtë do të nxjerrë në pah situatën fito-fito për të gjithë", tha Graham.