Muhammed Enes Can,Murat Kaya
07 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) – Në kuadër të hetimit kundër personelit të Universitetit Teknik në Stamboll nga 28 persona të ndaluar 22 personave u është caktuar masa e arrestit me burgim për shkak të përdorimit të sistemit për komunikim të fshehtë “ByLock” dhe anëtarësim në organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të hetimit të Departamentit për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar pranë Prokurorisë në Stamboll, gjithsej janë procesuar 33 persona.
Për pesë persona është miratuar vendimi për ndalesë të braktisjes së vendit, ndërsa gjashtë u liruan me masa tjera të ndalesës.
Gjykata kujdestare në Stamboll mori vendim për arrestimin e 22 personave për shkak të “anëtarësimit në organizatë të armatosur terroriste”. Policia është vënë në kërkim të katër personave për të cilët është marrë vendim për ndalimin e tyre.