Mehmet Yılmaz
19 Qershor 2020•Përditësim: 20 Qershor 2020
Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se do të marrë iniciativa që Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) të arrijë marrëveshje me Turqinë në çështjet tregtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Szijjarto, pas një bisede telefonike me ministren turke të Tregtisë, Ruhsar Pekcan, publikoi vlerësimet për bisedën në rrjetet sociale.
Ai tregoi se ka qenë mirënjohës ndaj qeverisë turke për furnizimin me materiale të nevojshme në periudhën më të vështirë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Szijjarto theksoi se përforcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Turqisë dhe BE-së është në dobi të interesit kombëtar edhe të Hungarisë edhe të Turqisë.
"Do të përpiqem që Komisioni Evropian të arrijë në marrëveshje tregtare me Turqinë dhe të mos zbatojë tarifa të reja doganore", u shpreh ministri hungarez.