Muhammed Nuri Erdoğan
20 Qershor 2020•Përditësim: 20 Qershor 2020
Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë kundër organizatës terroriste DEASH në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, janë arrestuar 24 persona të dyshuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e departamentit të inteligjencës dhe anti-terrorizmit me udhëzim të Prokurorisë së Ankarasë zhvilloi operacione në tërë qytetin për 26 persona të dyshuar për të cilët kishte informacione inteligjente se ishin anëtarë të DEASH-it, që kanë shkuar dhe ardhur nga zonat e konfliktit dhe se kishin lidhje me organizatën.
Në operacion u arrestuan 24 të dyshuar, prej të cilëve 4 shtetas turq, 18 irakianë dhe dy sirianë.
Ndërkohë vazhdojnë punimet për arrestimin e të dyshuarve të tjerë në arrati.