Eşber Ayaydın,Tolga Albay
23 Shkurt 2017•Përditësim: 23 Shkurt 2017
IZMIR (AA) – Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë Fikri Işık deklaroi sot se forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) me mbështetje të forcave turke të sigurisë kanë marrë pothuajse tërësisht qytetin Al Bab dhe se sot kanë hyrë edhe në qendër të qytetit në të cilin zgjasin operacionet për pastrimin e elementeve tjera terroriste në formë të mjeteve shpërthyese, raporton Anadolu Agency (AA).
“E dini se më herët hymë në Al Bab, por sot mund të themi se kemi hyrë dhe marrë edhe qendrën e qytetit. Është duke u zbatuar operacion i gjerë i pastrimit. Kur të përfundojë kjo mund të themi se Al Bab tërësisht është pastruar nga të gjitha elementet e DEASH-it. Nuk ka mbetur edhe shumë deri te kjo”, tha Işık gjatë vizitës së sotme në Izmir.
Në pyetjen e operacionit të ardhshëm për çlirimin e qytetit sirian Rakka nga terroristët e DEASH-it, Işık tha se qëndrimi i Turqisë që nga fillimi është i njëjtë se kundër një organizate terroriste të bashkëpunohet me një organizatë të tillë.
“Që nga fillimi flasim me të gjithë aleatët, duke përfshirë edhe SHBA-të se operacioni në Rakka duhet të zhvillohet me ULS-në dhe grupet lokale, ndërsa assesi me organizatën terroriste PKK/PYD. Më shumë se 90 përqind e popullatës në Rakka janë arabë dhe ata duhet të marrin pjesë në operacionin. Turqia në një operacion të tillë me partnerët e koalicionit do t’i jep mbështetje", tha Işık.