Satuk Buğra Kutlugün
24 Shkurt 2017•Përditësim: 24 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Gjatë sulmeve ajrore të cilat ushtria turke i ka kryer në malin Kandil në veri të Irakut janë neutralizuar 27 terroristë të PKK-së, bëhet e ditur të premten nga Shtatmadhoria e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e shkurtër të Shtatmadhorisë theksohet se operacioni ka filluar pasi morën informacione të intelegjencës për levizje të terroristëve të PKK-së.
Ndryshe, mali Kandil shërben si seli e grupeve terroriste të PKK-së në veri të Irakut. Gjatë sulmeve ajrore janë shkatërruar tre strehimore.
Më shumë se 1.200 persona, në mesin e të cilëve edhe civilë dhe pjestarë të forcave të sigurisë, kanë humbur jetën që kur PKK-ja, e cila është shpallur organizatë terroriste nga ana e Turqisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, vazhdoi fushatën e saj shumëvjeçare të armatosur kundër shtetit turk në korrik të vitit 2015.