Didar Yüsra Dilruba Öz
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Sipas të dhënave të ushtrisë turke, mësohet se 44 terroristë të DEASH-it janë vrarë dhe 117 u plagosën në qytetin verior sirian Al-Bab gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e Armatosura të Turqisë të mërkurën theksuan se një total prej 154 objektivave të DEASH-it, duke përfshirë një automjet, u shkatërruan si pjesë e operacionit.
Ushtria shtoi se shtatë luftëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) u plagosën gjatë përleshjeve me terroristët e DEASH-it. Ushtria turke është duke mbështetur luftëtarët e ULS-së në çlirimin e Al-Bab-it, një qytet strategjik për DEASH-in, nga grupi terrorist.
E mërkura shënon ditën e 127 që kur qyteti u rrethua në mënyrë që të çlirohet. Operacioni është pjesë e operacionit “Mburoja e Eufratit”, që filloi në fund të gushtit për të përmirësuar sigurinë, të mbështes forcat e koalicionit, dhe për të eliminuar kërcënimin terrorist përgjatë kufirit të Turqisë duke mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane me artileri dhe avionë.