Zehra Aydın
11 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
ANKARA (AA) - Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Turqisë Fikri Işık sot në Ankara deklaroi se prania e trupave turke në Bashika pranë Mosulit të Irakut është e domosdoshme, raporton Anadolu Agency (AA).
"Siç ka thënë më parë edhe kryeministri i vendit tonë, prania ushtarake e forcave turke në afërsi të Mosulit, në Bashika është e domosdoshme. Aq sa është e rëndësishme për Irakun pastrimi i Mosulit nga organizata terroriste DEASH, po aq është e rëndësishme edhe për sigurinë e Turqisë", tha Işık.