Ferdi Uzun,Yusuf Şahbaz
04 Prill 2017•Përditësim: 04 Prill 2017
AYDIN (AA) - Teksa tonet e fushatës elektorale për referendumin i cili do të zhvillohet më 16 prill në Turqi, sa vjen e rriten, në Aydın, dy kampet kundërshtare kanë ngritur çadrat e tyre të fushatës pranë njëra-tjetrës duke dhënë kështu mesazhe uniteti dhe bashkimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Fushatat e partive ndihmohen edhe organizatat jo qeveritare, ndërsa përgatitjet e tyre për këtë fushatë kishin nisur muaj më parë.
Kampet e "Po" dhe "Jo" në sheshin "Ataturk" të Aydın-it, prej kohësh kanë ngritur çadrat e tyre dhe bëjnë fushatë për sa më shumë vota, duke shpjeguar edhe argumentet që ato kanë.
Ndërkohë kryetari i AK Partisë në qytezën Efeler, Aytaç Arslan, thotë: "Të gjithë janë bijtë e këtij populli. Si ata që thonë 'Po', si ata që thonë 'Jo'.
Ndërsa duke vlerësuar se ata respektojnë të gjitha mendimet Arslan në vijim shton: "Të gjithë punën tonë në këtë kontekst e realizojmë. Në sheshin e Aydın-it dy çadrat janë ngjitur pranë njëra-tjetrës. Ne jemi duke punuar në unitet dhe paqe duke i shpjeguar popullit mendimet dhe vlerësimet tona."
Nga ana tjetër kryetari i CHP-së për rininë në Aydın, Yılmaz Tilki, thotë se 16 prilli do të caktojë të ardhmen e vendit.
"Edhe sikur të dalë po, edhe sikur të dalë jo, ne jemi vëllezër dhe nesër do të shohim përsëri njëri-tjetrin në fytyrë. Të gjithë shokët po zhvillojnë një fushatë në paqe dhe pa fyer shokët e tyre. Ne jemi kundër grupimeve. Urojmë që të jetë më e mira për vendin tonë", ka shtuar ai në vijim të fjalës së tij.
Qytetarët të kënaqur
Hülya Ezelcan, një banore e këtij qyteti, thotë se është shumë e lumtur për një veprim të tillë. "Më pëlqen shumë kjo tablo. Të gjithë bëjnë fushatën e tyre në harmoni dhe si vëllezër. Do të doja që në të gjitha qytetet e Turqisë të ishte e njëjta situatë", ka shtuar ajo.
Ensar Gökçe, një tjetër qytetar i Aydın-it thotë se uron ky veprim të jetë një shembull për të gjitha qytetet. "Të gjithë janë njerëzit e vendit tonë. Si ata që thonë 'Po' ashtu edhe ata që thonë 'Jo'. Duhet t'i respektojmë të gjithë. Askush të mos mendojë se do të ndahet vendi. Ne nuk kemi asnjë lloj dyshimi si nga vendi jonë ashtu edhe nga njerëzit e këtij vendi", shton ai më pas.