Gökhan Ergöçün
05 Janar 2022•Përditësim: 05 Janar 2022
Kompania turke e automobilave Karsan dërgoi 150 autobusë në Ukrainë në vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania Karsan njoftoi se autobusët 'Jest+' dhe 'Atak' me naftë janë integruar në flotën e transportit publik të komunës Kharkiv të Ukrainës.
Dërgesa e autobusëve u realizua në kuadër të një marrëveshjeje për 500 autobusë të nënshkruar në prill të vitit 2021.
Shefi i kompanisë Karsan, Okan Baş, tha se 'Jest+' dhe 'Atak' janë autobusë të rehatshëm dhe miqësorë me mjedisin, duke i bërë ata idealë për transportin publik. Ai shtoi se ato përdoren gjerësisht në Evropë dhe në vende të tjera të rajonit.