Mustafa Deveci
05 Janar 2022•Përditësim: 06 Janar 2022
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Çavuşoğlu dhe Stoltenberg shkëmbyen mendime përpara takimit të kryediplomatëvce të NATO-s dhe takimit të Këshillit NATO-Rusi.
Dje, Stoltenberg njoftoi se takimi i Këshillit NATO-Rusi do të mbahet më 12 janar.
"Kam thirrur mbledhjen e Këshillit NATO-Rusi më 12 janar për të diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, veçanërisht situatën brenda dhe rreth Ukrainës dhe çështjet që lidhen me aktivitetet ushtarake, transparencën reciproke dhe reduktimin e rrezikut. Një agjendë për dialog kuptimplotë në interes të të gjithëve", tha Stoltenberg.