Sinan Yiter
12 Janar 2016•Përditësim: 13 Janar 2016
ANKARA (AA) - Ambasadori amerikan në Ankara, John R.Bass, kreu i delegacionit të BE-së për Turqinë, ambasadori Hansjörg Haber dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk kanë dënuar sumlmin në sheshin "Sulltanahmet" në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori Bass në një mesazh të publikuar në Twiter duke theksuar se po ndjek nga afër lajmet në lidhje me shpërthimin në Stamboll ka pohuar se: "Zemrat tona janë bashkë me atë që janë prekur".
Ndërsa Hansjörg Haber në Twiter duke shprehur keqardhje për shpërthimin ka deklaruar: "Shpreh keqardhjen time të madhe në lidhje me shpërthimin e ndodhur në sheshin 'Sultanahmet' në Stamboll. Teksa jemi në pritje të deklaratave zyrtare në lidhje me këtë ngjarje tragjike, solidarizohemi me dhimjet e familjeve, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Turqisë".
Tusk duke përdorur shprehjen "dënoj sulmin brutal terrorist të ndodhur në Stamboll" dhe ka theksuar se ndajnë dhimbjen e viktimave në këtë sulm.