Ferhat Demircan
04 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga informacionet e marrë nga burimet e kryeministrisë, Merkel dje në orët e vona ka biseduar me kryeministrin e Turqisë Davutoglu.
Në bisedë janë trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse lufta kundër migrimit ilegal dhe çështjet e bashkëpunimit në kuadër të pajtimit të arritur në këtë fushë mes Turqisë dhe BE-së më 18 mars të këtij viti në Bruksel.
Kryeministri Davutoglu tha se zbatimi i marrëveshjes në fjalë është e mundshme vetëm në rast se palët i përmbushin detyrimet e tyre. Ai theksoi se në kuadër të kësaj autoritetet turke i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për zbatimin e pajtimit.