Nancy Caouette
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
MEXICO CITY (AA) - Prindërit e 43 studentëve të cilët u zhdukën në Meksikë më shumë se një vit më parë, kanë protestuar sot para prokurorit publik duke i bërë thirrje prokurorisë mbylljen e hetimit "misterioz" të cilin janë duke e udhëhequr me muaj të tërë, i cili deri më tani nuk ka dhënë rezultate, raporton Anadolu Agency (AA).
Studentët e zhdukur në vitin 2014 ishin mbledhur për protesta në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City ku u përleshën me policinë pas së cilës është "zhdukur çdo gjurmë".
Hetimi i parë përfshinte pretendimet se pas protestës, policia studentët ia kishte dorëzuar grupit famëkeq kriminal e cila "qeveris" shtetin federal Guerrero. Më pas, pjesëtarët e arrestuar të grupit kanë thënë se kishin djegur trupat e studentëve dhe i kishin futur në varre, të cilat kurrë nuk u gjetën.
Prindërit, të afërmit dhe familjet e studentëve që nuk kanë besim në polici, me muaj bëjnë thirrje për të zbardhur të vërtetën në lidhje me të zhdukurit.
Gjatë hetimit, u arrestua ish-kryetari i bashkisë së qytetit meksikan Iguala dhe gruaja e tij për akuzat e rrëmbimit dhe bashkëpunimit me kartelet kriminale.