Zafer Fatih Beyaz,Barış Kılıç
30 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
ANKARA (AA) - Kryeprokuroria e Ankarasë pas një kërkese të bërë nga kompania Bellway LTD ka nisur një hetim në lidhje me transfertat e parave jashtë vendit për të cilat kryetari i përgjithshëm i partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu kishte pretenduar të martën më 28 nëntor në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga kryeprokuroria thuhet:
"Në datën 28 nëntor 2017 kryetari i përgjithshëm i partisë CHP Kemal Kılıçdaroğlu në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar në Parlamentin e Turqisë ka pretenduar se kompania Bellway LTD ka transferuar para në mënyrë të parregullt ndaj një kompanie që operon jashtë vendit dhe në lidhje me këtë ka pretenduar gjithashtu se ndodhen mesazhet swift dhe faturat. Kryeprokuria e Ankarasë ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen pasi një zyrtar i kompanisë në fjalë ka bërë të ditur se dokumentet në fjalë janë të rreme".
Nga qendra e përgjithshme e CHP-së është kërkuar me shkrim që në kuadër të nenit 332 të Kodit të Procedurës Penale të gjitha dokumentet në lidhje me çështjet e pretenduara në fjalë t'i dërgohen kryeprokurorisë".